Berisha trazon politikën amerikane, kongresmeni: Mik i presidentëve Bush, Blinken po bllokon transparencën

Sali Berisha po dominon jo vetëm politikën shqiptare por duket se po shkakton debate dhe ne Kongresin Amerikan. Kongresmeni Republikan Lee Zeldin i është drejtuar sërish Departamentit të Shtetit dhe Sekretarit Blinken me akuza të forta se po pengojnë transparencën mbi vendimin për shpalljen non-Grata të liderit historik të së djathtës Sali Berisha.

Sali Berisha duket se nuk është vetëm në vëmendjen e politikës shqiptare por lideri historik i Partisë Demokratike është kthyer në qendër të vëmendjes edhe në atë amerikane.

Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata në maj të këtij viti më një vendim të sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken me motivacionin e korrupsionit madhor, por sot kur kanë kaluar plot 7 muaj, opinion publik akoma nuk është njohur qoftë me një fakt apo provë të vetme që dëshmojnë akuzën e ngritur nga zyrtari i lartë i SHBA.

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin, u bë i njohur për publikun shqiptar në qershor të këtij viti ku në një komunikim të drejtpërdrejtë online me sekretarin Blinken, kërkoi publikisht informacione mbi rastin Berisha të cilin e quajti të dyshimtë anën proceduriale të marrjes së këtij vendimi.

I gjendur në befasi, Blinken nuk pranoi të komentonte por u shpreh se mund të drejtoheshin pranë Departamentit të Shtetit, ku ky i fundit një ditë më pas nuk pranoi të jepte shpjegime për rastin në fjalë.

Por kongresmeni Zeldin i është drejtuar sërish sot Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sekretarit Blinken për rastin Sali Berisha duke lëshuar akuzën e fortë se Blinken po pengon Kongresin që kërkon transparencë për këtë çështje.

Në letër Zeldin shkruan se qeveria duhet të japë llogari dhe të bëjë transparencë përpara kongresit.

"Kanë kaluar 5 muaj që kur kam bërë kërkesën time e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për tu përgjigjur, dhe sot bëj kërkesën e tretë por nuk marr asnjë përgjigje. Eshtë e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti I shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur" shkruan kongresmeni amerikan.

Ndërkohë në njoftimin për shtyp që shoqëron letrën, Zeldin nënvizon se Berisha është aleat i Presidentëve Bush dhe kundërshtar i aktivistit të majtë George Soros.

Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja e tij politike për të rimarrë PD-në ku ditët e fundit ka intensifikuar Foltoret me bazën nëpër qytete, por njëherazi edhe duke i kërkuar llogari për transparencë ambasadores Yuri Kim në Tiranë mbi vendimin e shpalljes së tij.

EMISIONET