Berisha: Trafikantët e vrasës në seli përgatitën helme toksike për të sulmuar demokratët e 8 janarit

Berisha: Trafikantët e vrasës në seli përgatitën helme

Ish presidenti Sali Berisha ishte sot në Lezhë për të festuar 31 vjetorin e themelimit të degës PD në këtë qytet.

Berisha duke iu rikthyer protestës së 8 janarit tha se në selinë e PD-së u përgatitën helme e pluhurash toksike të përgatitura nga trafikantë e vrasës

“ Nuk ishte urrejtje ndaj jush por qëllimi ishte të nxirrnim kriminelët, turpet dhe blindet nga shtëpia dhe butësisht të nxirrnim nga zyra njeriun e turpshëm, më të degraduar në historinë e politikës shqiptare. Njeriun që ka shndërruar dhe ka futur elemente të tmerrshme kalbësie, Lulzim Bravën."

Berisha tregon dhe shkakun pse po mban peng Rama selinë PD.

“Gjithë ai sulm ndaj selisë e demokratëve, mijëra bombula gazi, helme e pluhurash toksike të përgatitura nga trafikantë e vrasës në seli kishin qëllim vjedhjen, vjedhjen e vetëm vjedhjen. Mos e harroni. Doli parku i 4 hajdutëve që duhej ndërtuar tek selia e PD-së, hajdut bravës, hajdut Ramës, hajdut Fushës dhe Erion Velisë, lal Plehut. Ky është shkaku kryesor pse Edi Rama do të mbajë peng shtëpinë e demokratëve” tha Berisha duke përcjellë mesazhin se nuk do të heqë dorë pa marrë selinë PD.

"As mos e mendoni kurrë se unë devijoj qoftë dhe 1 milimetër nga ajo që ju me të drejtë kërkoni. Ju kërkoni shtëpinë tuaj dhe ajo do të jetë e juaja" shtoi më tej Berisha duke hapur dhe një fushatë për të mbledhur demokratët krah tij. 

EMISIONET