Berisha: Tirana përmbytet e gjitha, Erion Betoni krihet në vakanca luksi

Berisha: Tirana përmbytet e gjitha, Erion Betoni krihet në vakanca

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e paraqitur ditën e sotme rrugëve të Tiranës pas reshjeve të shiut që ranë.

Berisha pamjen e rrugëve e konsideron si një kaos total që vetëm një qyteti europian të zhvilluar nuk i ngjan.

Ai shprehet se prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjtja. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë.

“Tirana përmbytet e gjitha, Erion Betoni krihet në vakanca luksi!”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Tirana përmbytet e gjitha, Erion Betoni krihet në vakanca luksi!
Te dashur miq, keto pamje vijnë nga rrugët e Tiranës ditën e sotme, ku shihet qartë përmbytja totale e tyre, duke krijuar pamundësi në lëvizje për çdo qytetar - një kaos total që vetëm një qyteti europian të zhvilluar nuk i ngjan. Ndërtime e vetëm ndërtime, sistem kanalizimesh i vjetër ose i ndërtuar sa për sy e faqe vetëm që kullat të ngrihen e paratë të pastrohen me shpejtësinë e erës - një babëzi çnjerëzore për përfitime; përfitime që po sjellin vetëm shkatërrim. Dhe pamjet e tregojnë vetë babëzinë e pushtetit të dyshes Rama-Veliaj. Që prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjtja. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë. Për të mos mjaftuar këto, Tirana kthehet si Venecia (version i shëmtuar mesjetar) gjatë reshjeve të shiut, ku lëvizja, tërë aktiviteti njerëzor, bëhen të pamundura për shkak të përmbytjes së rrugëve.
Po pse nuk janë kanalizimet funksionale për tu përballur me këto situata? Pse duhet qytetarët të përballen me perpmbytje edhe per 20 minuta rreshje. Erion Betoni nuk ka bërë asgjë për Tiranën, “kryeqytetin e rinisë”. Erion Betoni e ka vjedhur Tiranën, e ka shkatërruar duke i sjellë një dëm që do të kërkojë vite për tu ndrequr, për mos thënë kurrë. Ky krye-hajdut bashkë me shefin e tij janë e keqja më e madhe e Tiranes dhe Shqipërisë.

EMISIONET