Berisha thirrje qytetarëve, të bashkohen në protestën e 7 Korrikut

Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ju ka bërë thirje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 7 Korrikut.

Sali Berisha: Qytetarë dhe qytetare, punonjës të administratës, në ndihmë ekonomike, të papunë, punonjës të sektorit privat dhe kudo që jeni. Të bashkoheni në protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës po rrisin në mënyrë antiligjore çmimet për llogari të qeverisë. Të dhënat e fundit të Eurostat, në këtë vend ku qytetarët marrin të paktën mesatarisht 6 herë më pak se qytëtarët e BE litra e qumështit, kilogrami i djathit, kokrra e vezës kushton më shtrenjtë apo 105 për qind të çmimit që kushtojnë në mesataren e vendeve të BE.Një çmim më të lartë se në mesataren e BE ka vaj i gatimit dhe yndyrnat. Ata që ushqejnë kotelet me biftek nuk mund t'ua dinë qytetarëve shqiptarë, e shoh që po rrudhni fytyrat dhe po bëni pozat por nuk shkon kjo punë.  

"Unë jam këtu për tju bërë thirrje dhjetra mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, dhjetra mijrave profesionistëve të lirë ekzistenca e të cilëve kërcënohet nga taksat e reja. Edi Rama po i shton keto taksa dhe përgatitet ti shtojë këto ditë. Bashkohuni me ne pasi ky zotëri ka vetëm një qëllim falimentimin dhe largimin tuaj nga Shqipëria në zbatim të platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Thirrje vëllazërore ju bëj emigrantëve shqiptar për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese", u shpreh Berisha.

EMISIONET