Berisha: Rritja e numrit të punonjësve sistem zinxhir, qeveria falimenton shtetin për të mbajtur partinë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kriza në Shqipëri është e diktuar nga vjedhjet dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Sipas tij qeveria ka shtuar numrin e punonjësve në mënyrë që të mbajë partnë por që sipas tij kjo falimenton shtetin.

Sali Berisha: A mund të imagjino i që TEC ka kushtuar 115 milion dollarë kurse TEC-i me gaz tani do të kushtojë 120 milion dollarë. Është e paimagjinueshme.  Nuk lëvizi asgjë kjo qeveri.  Në Shqipëri absolutisht kriza është e diktuar nga vjedhjet dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Në qoftë se ti bën 20 mijë punonjës ti falimenton shtetin për të mbajt partinë. Ujësjellësi i Durrësit ka pasur 70 punonjës  ka 800 punonjës sot. Ky është një sistem zinxhir falimentimesh që ka bërë partia shtet për të mbajtur veten.

EMISIONET