Berisha: Rama po i bën nder Vuçiçit me minishengenin, duhet të ishte në Hagë për gjenocid

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se pas dështimit të projektit të serbomadhisë me ndryshimin e kufijve, Soros në një akt anti-shqiptar mbështet nismën e minishengenit si destabilizim kundër Kosovës.

Berisha shtoi se nuk mund t'i bësh favore Vuçiçit, një njeri që e ka vendit në Hagë, për pjesëmarrje në Gjenocid, me të famshmen që për çdo serb të vrarë të vriten 1000 myslimanë, një lajtmotiv i nazizmit.

Berisha: Pas dështimit të projektit të serbomadhisë me ndryshimin e kufijve, Soros  në një akt anti-shqiptar mbështet një nismë kryekëput destabilizuese kundër Kosovës e por Serbisë.

Arsyet janë të vështira t'i zbulosh, por mund të them se ne kemi vënë lëvizjen e lirë me të gjitha vendet, përveç Serbisë. Shqipëria kurrë nuk mund t'i lejonte vetes që të bashkëpunonte me Beogradin kundër Kosovës.

T'i bësh favore Vuçiçit ndihnon një njeri që e ka vendin në Hagë, për pjesëmarrjen e tij në Gjenocid, me të famshmen për çdo serb të vrarë të vriten 100 myslimanë, një lajtmotiv i gestapos naziste. T'i bësh nder një njeriu që bëri çdo gjë publikisht për të fshehur nga drejtësia Mlladiç, një njeri i cili erdhi në 2019 dhe tha se Serbia do të bëhet më e madhe duke  marrë territore Kosovës. Ti bësh retushë njeriut që nisi trenit e pushtimit, është shërbimi më i keq që po i bën Shqipërisë. Kjo nisëm e çon Ballkan drejt hapësirës euro-aziatike, pra republikat sovjetike. Ajo është shkatërrimtare për prodhimin bujqësor shqiptar. 

EMISIONET