Berisha: Rama ka krijuar ministrinë e të Vërtetës, narkoshtetit shtypës i lirisë së medies

Berisha: Rama ka krijuar ministrinë e të Vërtetës,

Nga Foltorja e kuvendit, kreu i PD-së tashmë Sali Berisha u shpreh se narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive dhe të drejtave të individit dhe lirisë së medies.

Sipas tij, Rama ka krijuar edhe agjencinë e dezinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike, ministrinë e të vërtetës.

Berisha: Nuk ia vlen që t’i kushtosh asnjë minutë më shumë AMA-s, por do të ndalem në gjendjen dramatike që ekziston për mediet dhe fjalën e lirë në vend. Narko shteti është në vetvete shteti shtypës i lirive dhe të drejtave të individit dhe lirisë së medies. Janë të zakonshme aktet banditeske ndaj mediave të lira nga qeveritarët. Janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritareve ndaj medieve që shkruajnë kundër tyre.

Ai ka krijuar edhe agjencinë e dezinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike, ministrinë e të vërtetës. Po përgatit ligje për të dënuar të gjitha portalet që nuk i nënshtrohen. Ushtron presion mbi pronarët e medieve. Ai është bërë i famshëm edhe në Evropë me ndëshkimin që u bën gazetarëve.

EMISIONET