"A u deportua gazetari turk me një telefonatë të Ramës? Berisha: Po hetojmë. Turp mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif”
Kryetari i PD-së e quajti të turpshme mbylljen e kopshtit dhe kolegjit “Mehmet Akif”
“Rama, - tha Berisha - duhej të ishte skuqur nga turpi 250 herë për mbylljen e kopshtit ku mësonin 250 Zaho. Ishte një kopësht shembullor”
Berisha e quajti akt të rëndë
“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, "Mehmet Akif”
Gjithashtu ai tha se PD po heton dhe faktin si është larguar gazetari turk.
“Nëse Turqia ka fakte e dokumente që mësues dhe persona të caktuar kanë probleme me drejtësinë turke të sillte dosjen. Edhe gazetari turk që u përzu. Është e vërtetë që kishte kërkesë interpoli por a u ndoqën procedurat e parashikuara apo urdhrat u morën nga telefoni i Edi Ramës po e hetojmë këtë."