Berisha pret Ambasadorin e ri çek në Tiranë, diskutime për zhvillimet në Shqipëri e rajon

Berisha pret Ambasadorin e ri çek në Tiranë, diskutime për

Lideri i demokratëve Sali Berisha, priti sot në një takim ambasadorin e ri te Republikes se Çekise ne Tirane, Karel Urban.

"Te dashur miq, sot prita ne nje takim ambasadorin e ri te Republikes se Çekise ne Tirane" shkruan Berisha.

Ish-kryeministri thotë se e falenderoi diplomatin për ndihmen e çmuar që vendi dhe kombi i tij i kanë dhene Shqiperise dhe shqiptareve ne dekada.

Gjate ketij takimi, dy bashkëbiseduesit  mësohet se diskutuan gjeresisht mbi zhvillimet ne Shqiperi dhe ne rajon.

"Theksova ne kete takim se Partia Demokratike ka qene dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane" përfundon Berisha.

EMISIONET