Berisha përplaset me Spiropalin, "zonja 5 milionëshe" ndërhyn Paloka. Felaj i kërkon të lërë seancën se ulëriti

Momente tensioni në seancë kur kuvendi i ndërpreu fjalën Berishës në foltore. Ndër të tjera Berisha akuzoi Spiropalin duke e etiketuar si "zonja 5 milionëshe" dhe se bashkëshorti i saj i jep tendera kunatit, (vëllait të Spiropalit) 

Në replikë Spiropali u shpreh : “Unë e njoh vëllanë tim, sa e ka rrogën, ku punon, si jeton dhe bashkëshortin tim. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që thonë nuk e dija ku punonte baxhanaku. Nuk kam frikë dhe nuk intimidohem as nga ata që ulërasin. Shko kudo në prokurori e SPAK”

Në momentin kur Kuvendit iu ndërpre fjala Berishës dhe iu dha fjala Spiropalit ndërhyri deputeti Edi Paloka.

“Pse ulëret”  I tha Spiropali.

Dhe nënkryetarja Ermonela Felaj I kërkoi Palokës të largohej nga seanca dhe të merrnin masa. Madje i kërkoi të kërkonte ndjesë.

EMISIONET