Berisha: PD krah çdo proteste qytetare, ka ndryshuar qëndrimi ynë ndaj tyre

Berisha: PD krah çdo proteste qytetare, ka ndryshuar qëndrimi

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha në bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët  tregoi nëse do të vijojë të mbështesë protestat që do të organizohen nga shoqeria civile. Sipas tij qëndrimi I PD ndaj protestave ka ndryshuar.

Partia Demokratike do të presi shtatorin apo do të thërrasë protesta lidhur me çështjen që u organizua dje?

Sali Berisha: Protesta qytetare ka kërkesat e veta dhe ne do ta mbështesim atë. Unë u bëj thirrje demokratëve dhe qytetafëve të protestojnë për këtë kauz të drejtë. Ky fëmijë mund të ishte I secilit prej nesh. Unë mbështes plotësisht protestën, nuk është e thirrur nga PD është e thirrur nga qytetarët. Kauzat e drejta ne I mbështesim. Nuk ka më që dilnin qytetar, dilnin student dhe PD thoshte është e qytetarëve. Ky është qëndrimi ynë ndaj protestave, ka ndryshuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sa I përket pyetjes nëse do të marrë pjesë në protestën e ardhshme që është vendosur të mbahet ditën e hënë në 19:00 tha se gjithmonë dhe nëse nuk është fizikisht është shpirtërisht.

“Edhe po qe se nuk ndodhem aty unë ndodhem aty me shpirt”, tha Berisha.

EMISIONET