Berisha nga Patosi: Rama ka marrë peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive

Ish-Kryeministri Sali Berisha ditën ndodhet në Patos, në 31-vjetorin e themelimit të degës së PD.

Mbështetës të tij e kanë pritur në hyrje të mjediseve ku organizohet takimi. Të pranishëm në takim janë edhe deputetët Luan Baçi dhe Flamur Noka.

Berisha u shpreh se ata të cilët themeluan PD në Patos por dhe në Shqipëri ishin intelektualë, qytetarët, punonjës të cilët kishin kaluar dekada të jetës së tyre në regjimin totalitar. Por, sipas Berishës, ata ishin gjithashtu ndër të parët mes të parëve, mendja e të cilëve ishte çliruar nga psikologjia totalitare dhe idealet e tyre të lirisë ishin zgjuar.

Berisha: Ky përvjetor është një kushtrim i madh për çdo demokrat, të bashkohemi në një mision të madh për të hedhur mënjanë diktaturën e drogës dhe krimit që është instaluar në Shqipëri. Sot Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Sot Edi  Rama merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin. Kauza jonë do triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë, sepse ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor të cilin nuk ka forcë në botë që ta ndalë.

EMISIONET