Berisha: Më 7 korrik ora 19:00 protesta në Tiranë, Rama do largohet. A do i bashkohet LSI?

Kryetari I PD-së fton të gjithë shqiptarët në protestën që do të mbahet më 7 korrik në Tiranë.

Por a do I bashkohet LSI?

Sali Berisha: Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët.

Më datën 7 korrik në orën 19:00. Me vendosjen e monizmit dhe zhdukjen e “check and balance” ka rënë kushtetueshmëria e kësaj qeverie.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ish-kryeministri Berisha tha se kjo protestë do të jetë kundër qeverisë dhe parlamentit.

"Protestë dhe vetëm protestë. Shqiptarët ndjejnë se janë në rrezik të madh dhe në thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht ti dalin përzot vetes, vendit dhe fëmijëve të tyre. Shqiptarët do të protestojnë ndaj qeverisë dhe parlamentit.

A do të jetë protesta e vetme?
Sali Berisha: Do të vendoset. Rama nuk është larguar por do të largohet.Deklarata u bë sot gjatë një prononcimi për median nga oborri i parlamentit ku Berisha tha se një grup ekspertësh po punon për stemën e kësaj proteste.

"Kjo protestë nuk është vetëm e PD por edhe e shoqërisë civile dhe nga ata kjo protestë u duartrokit. Rama nuk është larguar por do të largohet."

EMISIONET