Berisha kërkon mobilizimin e Diasporës: Kosova në rrezik nga serbomadhi Vuçiç dhe vegla e tij Edi Rama në Tiranë

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” e konsideron nismën "Open Balkan" një tradhëti kombëtare.

Në konferencën online me ish-kryeministrin Berisha, presidenti i Nderit të Vatrës në SHBA-së, Agim Rexha, tha se do kundërshtoj çdo kryeministër që vepron kundër interesave kombëtare duke kujtuar dhe protestën në 2004 para Shtëpisë së Bardhë kundër Fatos Nanos.

"Nuk pajtohem me asnjë moment me udhëheqësit politik kur është fjala të tradhëtohet kombi shqiptar. Ishte viti 2004, në Uashinton kisha marrë ftesë nga presidenti Bush të marr pjesë në Shtëpinë e Bardhë në ceremoninë e pranimit në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pa biseduar me askënd përveç ish-kryetarit të Vatrës Agim Karagjozi, i thashë: Kryetar kam vendosur të shkoj nesër në Uashington por kam vendosur se nuk do hyj brenda por do protestoj para Shtëpisë së Bardhë së bashku me shumë shqiptarë amerikanë.

Fjalimi im ishte: Kam dalë të protestoj kryeministrin Fatos Nano, i cili në takim me Millosheviçin e caktoi kryeqytet të Kosovës Beogradin kur Kosova ishte e gjunjëzuar nga forcat ushtarake të Serbisë.Kryeministrat e Shqipërisë të veprojnë në atë mënyrë do ti protestoj e kundërshtoj 24 orë 7 ditë të javës. Edi Rama dhe lidhja e tij me Vuçiçin me Open Ballkan është tradhëti e madhe për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët. Kosova ka dalë kundër. Gjithë kjo dashuri e Edi Ramës me Vuçiç dhe Soros për ta dëmtuar Kosovën dhe çështjen kombëtare. I vetmi njeri që e ka mbrojtur këtë ndarje është profesor doktor Sali Berisha".

Ai shprehu bindjen se në një të ardhme të afërt do të sqarohet edhe vendimi i DASH për shpalljen e tij non grata.

"Kjo non grata që për mua është e prapranueshme besoj se në një të ardhme jo të largët Sekretari i Shtetit do ta tërheqë dhe kërkojë falje, ju jeni i pastër. Ju ju ka sulmuar fushata e Soros me Edi Ramën së bashku me largu nga skena politike një figurë të madhe kombëtare".

Nga ana tjetër Berisha akuzoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama se është kthyer në një rrezik real për Kosovën.

Ndaj ai kërkoi mobilizim të shqiptarëve të Amerikës për këtë çështje.

"Të gjithë në këmbë, Kosova është sot në rrezik të madh. Rrezikun më të madh Kosova sot për dramën dhe tragjedinë tonë e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi. Jeni dëshmitarë sesi argatë të Vuçiç në Prishtinë dhe Tiranë vizatonin hartat e ndarjes së Kosovës që u vinin nga Beogradi dhe i paraqisnin si të tyre. Jeni dëshmitarë sesi Tirana sapo erdhi në pushtet Zografi Bis filloi betejën kundër presidentit të përjetshëm Ibrahim Rugova. Tirana është bërë rrezik i madh për Kosovën dhe kombin.

Sot Zagrebi mbron haptas interesat e shqiptarëve të cilat i shkelmon çdo ditë Edi Rama. Pasi dështoi projekti i ndarjes së kufijve dhe u arkivua shpikën minishengenin apo Ballkanin e Hapur. Qëllimi i i vetëm është të fusë në darë Kosovën, ta mbulojë me presionin serb të ndihmuar dhe nga klikat albanofobe në Tiranë.U bëj thirrje duke ditur rolin e jashtëzakonshëm tuaj të mobilizoni energjitë për të mbrojtur Kosovën nga projektet e serbomadhit Vuçiç dhe veglës së tij Edi Rama në Tiranë".

 

EMISIONET