Kim kërkesë Bashës: Largo Berishën! Tragjedi nëse partia do të hante bar për interesat e një deputeti

Ambasadorja amerikane, Juri Kim, i ka kërkuar drejtpërdrejtë Lulzim Bashës, që të distancohet nga Sali Berisha në nisjen e sesionit të ri parlamentar.  Pas një takimi për më shumë se 1 orë e 20  minuta, Ambasadorja amerikane tha se do te ishte nje ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të njq njeriu.

Ambasadorja Yuri Kim, doli nga zyra e saj në mes të vapës së  fundkorrikut dhe i i shkoi në  zyrë Lulizm Bashës për t’i kërkuar siç tha ajo distancimin nga deputetët që nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve.

Ambasadorja nuk e përmendi me emër Sali Berishën e shpallur non grata nga ShBA, por dha këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fortë.

"Dëshiroj të theksoj rëndësinë që ndërsa kryetarët e partive do të futen në Kuvend është e rëndësishme të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që PD të mendojë për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura komuniste. Do ishte një ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do të hante bar për hatër të një deputeti të saj".

Partia Demokratike, tha ajo, është forca politike qe ka luftuar për demokracinë  dhe integrimin e vendit.

Ndaj vendimet e shtatorit i cilëson të veshtira, por që sipas saj duhet të ndërmerren për të mirën e vendit.

“Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”.

 

Një mesazh kishte dhe për partinë në pushtet.

“Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë”.

Kim gjithashtu konfirmoi se ka marrë shqetësime nga kreu i PD mbi shkeljet gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

"Gjithashtu kuptojmë që partia dhe të tjerë janë të shqetësuar për zgjedhjet e 25 prillit, por gjithashtu që këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.Do të jetë tejet e rëndësishme dhe e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për demokraci në Shqipëri".

Jashtë diskutimeve mes ambasadores amerikane dhe kryeopozitarit Basha nuk kanë mbetur dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA dhe rolit të PD në këto marrëdhënie.

"Pata një bisedim shumë të mirë me kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Rekeer ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm gjithashtu për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA dhe për rëndësinë që Shqipëria të vazhdojë të qëndrojë në shtegun e saj drejt BE.Është i padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe i domosodoshëm dhe është gjithashtu po aq mirë që PD do të rikthehet në Kuvend në muajin shtator".

EMISIONET