"Do hani bar!" Berisha: Diktati e bari janë binom i pandarë, gjithçka që po bëj është që shqiptarët të mos hanë bar

Sali Berisha u mor me shpjegimin e origjinës së deklaratës së ambasadores amerikane para selisë së PD-së, se PD  po mos ndahej nga Berisha do “hante bar”, pra do sakrifikonte qëndrimin e gjatë larg pushtetit. 

Berisha akuzoi ambasadoren Kim se përdor metodat e regjimit diktatorial dhe ka shpjeguar origjinën e saj nga koha e regjimit komunist që i thoshte popullit të vet se do hanë bar por parimet dhe rrugën drejt Marksizëm Leninizmit nuk e shkelim.

"Ambasadorja Kim është unike në botë, pasi lavdëroi një masakër zgjedhore kërkon të diktojë këtij vendi se kush duhet të apo kush nuk duhet të hyjë në parlament. 

Nuk e përdori ratësisht. Ajo është e shkolluar mirë. E ka lexuar edhe Enver Hoxhen e Abraham Linkoln, por një gjë ju them për të ata që janë të gjeneratës tuaj se diktati e bari janë binom i pandarë. Në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i delegonin arsyen diktatorit ai u ofronte si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin. Shqiptarët kanë ngrënë bar e kanë vdekur nga bari. Kanë ngrënë mish të ngordhur dhe kanë vdekur nga mishi i ngordhur. Sepse njeriu para vdekjes përpiqet të shpëtojë me çdo mjet. Kjo është përshkruar në libra. Kjo ka ndodhur dhe në Korenë e veriut.

Në konferencën për shtyp të organizuar prej tij, ku lajmëroi se ishte depozituar sot padia për shpifje kundër sekretarit të Shtetit Blinken në gjykatën e Parisit,  Berisha tha se shqiptarët nuk duhet të hanë bar por të kërkojnë të njohin të vërtetën.

"Diktati e bari janë të lidhura dhe unë gjithçka që po bëj është që shqiptarët të mos hanë bar. Rruga e vetme që shqiptarët të mos hanë barë është transparenca. Unë s'po ofroj bar por transparencë. Unë nuk mbrohem nga imuniteti. Nuk mbrohet Sali Berisha as nga sovraniteti dhe as Kushtetuta, por Sali Berisha nuk pranon që nën diktat ti shkelë ato. Ky është ndryshimi. Unë nuk mund ti shkel dhe rruga e vetme për ti mbrojtur është transparenca" 

Berisha la të kuptojë se nuk ka ndërmend të dëgjonte thirrjet për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së vetëm nëse nxirren fakte 

"Cili do jetë qëndrimi im. Nuk ka forcë në botë, veç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua për të ushtruar misionin tëbesuar nga zgjedhësit. Kjo është përfundimtare. Cilido që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin e tij. " 

"Në Parlament unë do futem ashtu siç më kanë votuar shqiptarët. Çdo vendimi, i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do t'i kundërvihem me çdo demokrat dhe shqiptar. Unë nuk po mbroj veten time, po mbroj disa parime që janë jetike për çdo qytetar të lirë. Cilido që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin e tij. " 

Berisha tha se dhe Basha në takimin me Yuri Kim në seli ka kërkuar fakte e prova.

"Sa di unë Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte, prova e dokumente. Ftoj shqiptarët të kërkojnë transparencë. Por ata që nuk bëjnë transparencë por kërcënojnë me bar, kanë një problem madhor. Ata kanë frikë nga e vërte. Unë kam deklaruar se një fakt të më paraqitet marr vendimet e mia, por ta dijnë ata. Qëndroj i vendosur dhe ta dinë mirëm se nuk ka forcë në botë që të më pengojë mua,përveç transparencës, të më imponojë mua qëndrim tjetër vecse këtij që kam shpallur. 

EMISIONET