Berisha: I bëj thirrje Blinken të dorëzojë çdo provë në Gjykatë, deri sot nuk është paraqitur asnjë e tillë sepse nuk ekzistojnë
Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në konferencë për medien.
Gjatë fjalës së tij, zoti Berisha u shpreh se në padinë e dozëzuar kundër sekretarit të DASH, Blinken ai kërkon transparencë dhe prova që faktojnë shpalljen "non grata" nga ana e SHBA.
Berisha:"I bëj thirrje Blinken në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj Gjykatë çdo fakt, dokument dhe provë që ai apo çdokush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Zonja dhe zotërinj dëshiroj t'iu informoj së parin se sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem dhe nuk kisha imagjinuar se do të detyrohesha të ngrija padi ndaj sekretarit të një vendi që unë e dua kaq shumë. Së dyti në këtë padi dëshiroj të mbroj dinjitetin tim dhe së treti në këtë padi kërkoj të bëj transaprencë të plotë pata shqiptarëve që në 30 vite më kanë votuar më shumë se cilindo. Megjithë kërkesën paraqitur në letrën time të datës 19 maj 2021 drejtuar sekretarit Blinken për të bërë publike çdo fakt dhe provë që ai disponon që të faktojë akuzat ndaj meje deri sot nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm sepse ato nuk ekzistojnë."