Berisha fiton bindshëm, ja sa vota morën ish-kryeministri dhe Ibsen Elezi sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 22:52
Nuk ka pasur surpriza; ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur në krye të PD-së këtë të diel.
Ai ka marrë thuajse 20-fish më shumë vota sesa kandidati tjetër në garë, Ibsen Elezi.
Në votime kanë marrë pjesë në total 43.680 vota, ndërkohë që Berisha ka marrë 40.820 vota, ose 93.45%.
Ndërkohë Elezi ka marrë vetëm 2532 vota, ose 5.8%.