Berisha: Drejtësinë e kanë kapur gratë e kunetërit e ministrave, fondacioni Soros është bërë paradhomë e SPAK

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka kërkuar që të bëhet një Vetting për politikanët, por Rama e ka refuzuar një gjë të tillë.

Sipas tij, kurrë ndonjëherë nuk mban mend që në krye të organeve të drejtësisë të ketë pasur vëllezër apo kunetër të ministrave.

Berisha shtoi se shumë ish-bashkëpunëtorë të fondacionit të Sorosit i kanë dhënë informacion se ky fondacion është shndërruar në paradhomën e SPAK.

Berisha: Unë kam kërkuar që të ketë edhe Vetting të politikanëve dhe kjo të fillojë me Sali Berishën. Ky ligj është dërguar një vit e gjysëm më parë në kuvend dhe është refuzuar nga Edi Rama natyrisht që kapja e drejtësisë është ana më fatale e reformës. Kurrë ndonjëherë nuk mbaj mend që në krye të organeve të drejtësisë të ketë pasur vëllezër apo kunetër të ministrave. Sot drejtësia është në duart e PS-së e tëra. Ndaj dhe shkon penalizon nëpunës nga të vegjël dhe mesatar, ndërsa bosët i nxjerr nga burgu se nuk kishin kohë për hetimet.

Kur mora vesh se marrëveshja u firmos me institutin e East West me në krye Dalina Fico. Si ka mundësi që tenderi me 100 mijë dosje t'i besohet ish bashkëshortes së Edi Ramës dhe bashkëjetueses së ministrit të Brendshëm. Po ashtu, prokuroria i është besuar kunatit të ministres. Fondet nuk duhet të shkojnë për projekte të bashkëshorteve të ministrave. Kam qëndruar dhe do të qëndroj kundër çdo afera që më duket e dyshimtë. Shumë ish-bashkëpunëtorë të fondacionit të Sorosit më thonë se ky fondacion është shndërruar në paradhomën e SPAK.

EMISIONET