Berisha: Do bëj 6 padi për Ballën në gjykatë, do shpallet në kërkim si Gentian Sharra

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të padisë në gjykatë kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fjalën e tij në Kuvend tha se ndaj Ballës do të ketë 6 padi, 3 penale, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të shpallet në kërkim, si Gentian Sharra, i cili është nën hetim nga SPAK.  

Berisha: Ky ‘Gentian Sharra’, ka deklaruar se Berisha ka tokë në Tiranë, tokë në Dhërmi, tokë në Lalëz. Informoj shqiptarët se ai do të ketë 6 padi, 3 civile, 3 penale, dhe shumë shpejt do të dalë edhe ai në kërkim.

Berisha më herët ka thënë se Balla ka shumë telefonata me Sharrën, të cilin e quan një prej anëtarëve të bandës së Elbasanit.

 

 

EMISIONET