Berisha: Butrinti pasuri kombëtare, Rama mos e trajtojë si plaçkë e baballarëve të tij

Tashmë në cilësinë e kreut të PD-së, Sali Berisha nga jashtë Kuvendit u shpreh se Butrinti është një pasuri kombëtare dhe historike e vendit.

Ai i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të mos e trajtojë Butrintin si një plaçkë të kolekajve ose baballarëve të tij.

Berisha: Ajo është një pasuri historike dhe kulturore. Shtrati nënujor është i pasur me gjetje nga më të çmuarat. Mbrojtja e Butrintit është një imperativ. E garantoj Edi Ramën se nuk do të trajtojë Butrintin si një plaçkë të kolekajve ose baballarëve të tij.

Ajo është një nga pasuritë më të çmuara kombëtare. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut kanë kryer një akt korruptiv të pashembullt. Do të përdor gjithë zërin tim kundër këtij projekti për këtë pasuri përrallorë.

EMISIONET