Berisha: Burri i Spiropalit i dha tendera të vëllait të saj, Spiropali: Nuk ma bën syri terr, ik në SPAK!

Kryetari i PD-së tashmë, Sali Berisha, nga foltorja e kuvendit tha se bashkëshorti i ministres Elisa Spiropali i ka dhënë një tender vëllait të saj.

Berisha: Ndrikull Spiropali ose ndrikulla 5-milionëshe është famoze me bashkëshortin, që tenderat e ujësjellësve ia jep vëllait të saj. Tenderat i merr bashkëshorti dhe ia jep vëllait të saj. Përveç kësaj, zonja që u bashkua aq shumë në dogana, sa kudo që ta prekësh, nxjerr para, e çoi burrin nga ujësjellësi te tenderat e OST-së. Edhe aty përsëri me tenderat.

Pra, nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetrin me paratë publike, janë çifti Spiropali-Toto. Ndaj sa herë do të dalësh, unë do të nxjerr çdo aferë që ke ti. Kjo është detyra ime dhe e opozitarëve. Pra, yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo.

Ministrja Spiropali reagoi duke thënë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se ajo dhe familjarët e saj nuk kanë përfituar nga shqiptarët.

Spiropali: Një cent të taksapaguesve shqiptarë nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Prandaj nuk ma bën syri tërr dhe nuk intimidohem dhe nuk kam për t’u intimiduar. Prandaj të bëj thirrje të shkosh në SPAK.

EMISIONET