Berisha: Basha me projekt për të ndërtuar kulla në PD, mercenarët në seli dhunuan protestuestuesit

Pas 2 orë e 40 minutash ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë dëshminë e tij para prokurores Elisabeta Imeraj për përplasjen në 8 janar në selinë e Partisë Demokratike.

Duke deklaruar se ka denoncuar çdo sulm nga mercenarët brenda ndërtesës, ai akuzoi se Basha ka pasur si projekt ndërtimin e një kompleksi pallatesh në truallin dhe ndërtesën e PD-së.

"Shkoni të pyesni Erion Veliaj, se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrur vesh me Lul Bravën".

Madje ai akuzon Ramën dhe Veliajn për këtë kullë, duke theksuar se edhe emri "Katër liritë" është nismë e Soros.

"Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm ti vënë emrin George Soros atij parku, projekti i katër lirive nga Ballkani i Hapur".

Berisha shprehet se Basha është gati të bëjë çdo gjë për të mbajtur karrigen, por shtoi se Kuvendi i 11 dhjetorit është vendimtar.

"Për të ruajtur karrigen pasi u shkarkua nga anëtarësia e shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston askund tjetër, de facto ja dorëzoi Edi Ramës, seli e blinduar."

Të mbështetësh Bashën, tha ai, është si të mbështesësh një kufomë politike, ndërsa deklaroi se takimi më i afërt në bazë është ai i Shkodrës të dielën, 16 janar.

"Ftoj demokratët e Shkodrës, të dielën ora 11 në Pallatin e Sportit. Përgatitja e terrenit për protesta të fuqishme."


Berisha i është përgjigjur edhe Escobarit,  duke theksuar se çdo provë që mund të kenë ndaj tij duhet t'ia paraqesin prokurorisë.

"Zoti Escobar dhe cilido çdo fakt dhe dokument të shkojë dhe ti depozitojë në gjykatë."

EMISIONET