Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë

Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në  një aksident rrugor në Berat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit por është raportuar nga policia vetëm pasdite.

"Në rrugën urbane "Antipatrea", në lagjen "Çlirim", shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë" njoftoi policia.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET