Beqa: Pengesa themelore që nuk lejon potencialin e universiteteve janë politikat shtetërore
Luciano Boci, Mentor Beqa, Edi Puka dhe Ermal Hasimja ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për arsimin e lartë. Beqa tha se Shqipëria nuk ka asnjë universitet në vlerësimin e "Times Hire Education".
Beqa theksoi se një prej pengesave themelore që nuk lejon potencialin e universiteteve janë politikat shtetëore.
"Vlerësohet cilësia e universiteteve sipas vlerësimeve të uebsajteve që universitet kanë. Universitetet tona përformojnë më keq se universitet e tjera. Shqipëria nuk ka asnjë universitet në vlerësimin e "Times Hire Education". Do jenë rreth 2000 universitete në rang botëror.
Në universitet shqiptare ka njerëz që punojnë me përkushtim. Universiteti i Durrësit ka rreth 30 projekte në bashkëpunim me BE. Nuk jemi në nivelin ku duhet të jemi. Një prej pengesave themelore që nuk lejon potencialin e universiteteve janë politikat shtetërore", tha Beqa.