Bëni gati çadrat dhe xhupat! Javën e ardhshme nisin reshjet e shiut dhe borës

Bëni gati çadrat dhe xhupat! Javën e ardhshme nisin reshjet e

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Kështu, për ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Për ditën e Premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

EMISIONET