Ligji për nënat surrogate/ Belshaku: Mitra me qera për të rritur fëmijë me probleme mendore

Pedagogia e punës sociale, Sabina Belshaku në një intervistë në Ora News u shpreh se jo çdokush mund të jetë një nënë surrogate.

Belshaku: Surrogacia është një metodë e riprodhimit e asistuar ku prindërit porositës kontraktojnë një nënë surrogate.

Nëna surrogate është një nënë e cila mbart edhe lind një foshnje për dikë tjetër që mund të jetë një individ i vetëm ose mund të jetë një partner.

Surrogacinë e kemi në dy lloje, kemi surrogacy tradicionale në rastet kur nëna përdor vezët e saj dhe në këtë rast ajo ka një lidhje gjenetike me foshnjen dhe në rastin kur ajo nuk ka një lidhje gjenetike me foshnjen quhet surrogaci gestacionale.

Më e përhapur është e dyta. Jo cdokush mund të jetë një nënë surrogate. Duhet të kesh qenë një herë nënë. Duhet të kesh pasur një lindje pa problem.

Ligji për nënat surrogate/ Belshaku: Mitra me qera për të

EMISIONET