Bejko: Ekipi që do të dalë në PD të jetë me mekanizma kontrolli, jo të në dorë të kryetarit


I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko u shpreh se kërkon që ekipi që do të dalë në PD të jetë me mekanizma kontrolli brenda partisë.

Bejko: Unë do të doja që ekipi që do të dalë nga PD-ja të jetë ashtu sikurse ia kërkoj pushtetit. Të ketë mekanizma kontrolli brenda partisë, jo një dominim nga kryetar. Të ketë ekuilibra balance mes kryesisë, këshillit kombëtar.

Që kur vjen fitorja dhe humbja të shpërndahet te të gjithë. E gjithë kjo bëhet me vullnet që mund të bëhet në PD, por nuk bëhet dot nga Rama.

 

EMISIONET