Bejko: Berisha po u jep çdo gjë demokratëve vetëm që ata t’i japin drejtimin e PD-së

Deputeti i PD-së, Roland Bejko në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, u shpreh se Berisha kuptoi se çfarë donin demokratët dhe ua dha atë.

Sipas tij ai me nismën e Foltores dhe Kuvendin po u jep gjithçka demokratëve në mënyrë që ata t’i japin atij partinë.

Bejko: Berisha kuptoi se çfarë donin demokratët dhe ua dha atë. Ata donin një parti demokratike që nuk u është dhënë për 30 vite. Ai u jep atyre ato që duan, ndërsa ata do t’i japin atë që Berisha do tashmë. Në këtë moment Berisha do të marrë partinë.

Këtu keni të gjitha rezultatet e sondazhit RTV Ora & Noto:

"Çdo gjë e bën është si ajo shprehje “me jepni një kalë të shpëtoj”. Mendoj se ky sondazh tregon irracionalitet që kanë militantët. Demokratët mendonin se do të fitonin zgjedhjet, por ato u humbën ose u vodhën. Prandaj një zhgënjim të madh te demokratët dhe përgjegjësia më shumë kërkohet tek kryetari që ngriti pritshmëri."

 

EMISIONET