Begaj priti Bylykbashin e Berishës, Balla i tërheq vëmendjen: Presidenti nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave

PS është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje vendore në secilën prej datave që do të dekretonte presidenti, deklaroi kryetari I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me presidentin Bajram Begaj.

Balla u përpoq të mbronte veprimin e presidentit Begaj duke takuar Oerd Bylykbashin por la të nënkuptohet se nuk I ka lënë shije të mirë, madje i kujtoi presidentit se duhet të respektojë vendimet e gjykatave.

Po a duhet PS të marrë  shembull nga presidenti për të bashkëpunuar edhe me PD-në e Berishës?

“Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin kush hyn e kush del nga presidenca. Di që të gjitha autoritetet në këtë vend përfshi dhe presidentin respektojnë ligjin dhe gjykatat. Në këtë këndvështrim mendoj se kryetari I grupit parlamentar janë zoti Alibeaj, Mediu dhe Doda. Tradita e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore përfshin kryetarët e grupeve parlamentare. Nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin, mendoj që edhe deputetët e mi kanë kërkuar takime me presidentin por mund të pyesni atë.

Po thoni që Bylykbashi ka kërkuar takim?

“Nuk e di. As presidenti askush tjetër nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave dhe çështjet e brendshme të një partie politike. E rëndësishme është që presidenti e ktheu presidencën në normalitet”

EMISIONET