Begaj për 110-vjetorin e Pavarësisë: Të përkushtohemi për Shqipërinë e gjeneratës tjetër

Begaj për 110-vjetorin e Pavarësisë: Të përkushtohemi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare të Shqipërisë.  

Në fjalën e tij presidenti tha se faktori shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e diasporë është dhe do  të jetë i bashkuar, në mbështetje të destinacionit tonë të përbashkët në familjen Euro-Atlantike.

Beagaj shtoi se Diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre.

Ai theksoi se Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi për të demonstruar bashkëpunim e përgjegjshmëri politike e institucionale, për zgjedhje të lira e demokratike.

Begaj: Shqipëria, pas një vlerësimi historik, do të mirëpresë liderët Evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ky është një mesazh inkurajimi për të ardhmen evropiane të shqiptarëve në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e rajonit.  Edhe pse të ndarë në disa shtete, faktori shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e diasporë  ka qenë, është, dhe do  të jetë i bashkuar, në mbështetje të destinacionit tonë të përbashkët në familjen Euro-Atlantike.  Vizioni mbarë-popullor për të qenë pjesë e familjes evropiane duhet të jetë premisa dhe shtysa për bashkëpunim konstruktiv, politik e parlamentar, për vijimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.  Qytetarëve ju duhet dhënë siguri që reforma në drejtësi ka ngritur institucione të besueshme dhe të përgjegjshme, që garantojnë të drejtën e tyre për drejtësi dhe barazi para ligjit. 

Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi, demokraci funksionale, hapësirë për idetë e tyre dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi për të demonstruar bashkëpunim e përgjegjshmëri politike e institucionale, për zgjedhje të lira e demokratike. Si President i Republikës, në interes të kombit dhe të ardhmes tonë, ftoj të gjithë aktorët politikë e institucionalë, shoqëri civile e media, çdo shqiptar, që t’i përkushtohemi vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, vendin e projektuar për të qenë anëtare në Bashkimin Evropian.

Begaj për 110-vjetorin e Pavarësisë: Të përkushtohemi

Begaj për 110-vjetorin e Pavarësisë: Të përkushtohemi

EMISIONET