Beci: Përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve prokurorët e OPGJ-të, Klosi: Gazetarët i marrin nga ta

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Avokat Eugen Beci u shpreh se përgjegjës për ruajtjen e dëshmive e kanë prokurorët dhe OPGJ-në.

Ndërsa Fatos Klosi, ish-Kryetar i Shërbimit Informativ tha se ka gazetarë që kanë shumë informacione dhe burime që i marrin ato nga prokurorët.

Beci: Nga pikëpamja e kodit penal është përgjegjësi kryesor ai që e harton ruajtjen e aktit të dëshmisë. Pra prokurori dhe OPGJ dhe këto janë subjektet e nenit ligjor për mbrojtjen e kësaj dëshmie. Ku i marrin të dhënat këta?

Klosi: Ka shumë gazetarë që hiqen si të zotë dhe thonë se kanë informacione dhe burime. Nga i marrin ata? Sigurisht që nga prokuroria.

Dervishi: Objekt të ligjit e ke me personi që nuk e ka ruajtur informacionin dhe jo atë që e publikon pastaj.

EMISIONET