BE: Ndërhyrjet në gjyqësor vazhdojnë, kanë dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Bashkimi Europian thotë se ka ende ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

 “Kemi bërë një rrugë të gjatë por ndikimet e papërshtatshme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin dhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve” tha Alexis Hupin, i ngarkuar me punë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë në Konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”

Hupin vlerësoi rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë “për sjelljen shumë profesionale ndaj kësaj trysnie për të mbajtur gjyqësorin llogaridhënës por dhe ruajtur pavarësinë e gjyqësorit”

“E ardhmja është në duart tuaja. Vetingu vendosi standard të reja dhe ILD ka detyrë të ruajë këto standarde” theksoi Hupin.

BE ka dhënë 50 mln euro në asistencë në të gjitha institucionet gjyqësore në 4 vitet në drejtësi dhe do të vijojë në të ardhmen meqë “reforma në drejtësi është e një rëndësie kritike për hyrjen në BE”

 

"Kur shteti i së drejtës dhe pavarësia e gjyqtarëve janë të kompromentuar ashtu kompromentohen të drejtat e njeriut. Pavarësia e gjyqtarëve është garanci për shoqërinë dhe profesionistët e gjyqësorit kanë rol të rëndësishëm"

Të krijohet një platform për inspektorët gjyqësorë të shkëmbejnë përvojat dhe idetë e tyre e sfidat e tjera të gjyqësorit" tha  Olsi Dekovi, zv.Drejtues i Zyrës, Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë

Konferenca e organizuar nga ILD mbahet sot në Tiranë tek Pallati i Brigadave.

EMISIONET