BE, 146 milion euro për 4 vite, ministrja Frida Krifca: Fondi do të shkojë për zhvillimin e bujqësisë

Një financim prej 146 milion euro do të shkojë për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve me qëllim zgjerimin e tij. Bashkimi Europian ka miratuar buxhetin prej 122 milion euro për programin IPARD 3 ndërsa 34 milion euro vendosen në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se Bashkimi Europian ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare.

Frida Krifca: "BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuiar në bruksel buxhetin për programin IPARD 3, 56% më shumë se buxheti i vënë në dispozicion në programin IPARD 2. Programi do të fillojë disbursimin prej fillimit të 2023 dhe do të shtrihet deri në vitin 2027."

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi financimin si një rrugë të hapur për të gjithë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë.

Edi Rama: "Me këtë financim të tretë masiv të tretë të BE hapet një rrugë edhe më e gjerë për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni më tutje sipërmarrjen tuaj."

Kreu i qeverisë nënvizoi ne ka mbaruar koha kur fondet që jepeshin nga qeveria ishin vetëm për njerëzit e partisë.  

Edi Rama: "Koha kur AZHBR ishte degë partie dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie dhe ato pak para që jepeshin jepeshin me parti ka vdekur. Koha kur jepeshin para për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonte te partia ka vdekur. Unë u bëra vite në këtë punë dhe siç jeni ju në raport me punën tuaj që e shhni fushën nga larg dhe kuptoni se sa nxjerr ajo fushë edhe unë ju shoh dhe e dalloj kush janë demokratët. Kjo nuk ka pikë rëndësie, ne këtu jemi për partinë e punës."

Ndërsa fliste për miratimin e fondit Rama kërkoi nga fermerët që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre.

EMISIONET