Batuta e Shehit: PD të bëjë zgjedhje, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhanazja do 40 ditë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se zgjedhjet në korrik brenda PD-së nuk kanë vlerë, por duhet mbajtur zgjedhje brenda 6 muajsh me anë të një kongresi të madh.

Shehi: Unë parimisht jam për largimin e krerëve të partive, por duhet parë nëse kanë humbur apo kanë fituar. Unë jam i jashtëm në PD dhe i gjykojnë vetë punët e tyre. Për mua zgjedhje në Korrik nuk bëhen sepse nuk kanë vlerë politike.

Unë jam i idesë që këtu të bëhet një hapje e madhe ashtu sikurse vendet demokratike. Të shpallet një datë për kongresin e ri për 6 muaj dhe dalin pretendentët e rinj, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhanazja do 40 ditë.

Unë besoj se një proces i tillë i bën mirë një Partia Demokratike. Unë jam për qasjen e primareve në parti ashtu si në SHBA, se Basha dhe Rama kanë dalë si shefa në parti.

EMISIONET