Batohet trajleri në Thumanë, shoferi shpëton pa lëndime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 20:46
Një mjet i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me çimento, është batuar pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Thumanës. Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Krujës për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Drejtuesi ka pohuar se një autoveturë i ka prerë rrugën trajlerit, më pas ai ka manovruar për t’iu shmangur ndonjë aksidenti më të rëndë./abcnews.al