Bashkia show me gjelbërimin/ Priten pemët te Liqeni, sipërfaqja jepet për ndërtim

Pavarësisht se premtoi që s'do të jepte leje ndërtimi, Kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që e ka betonizuar Tiranën por tashmë ka filluar të shkatërrojë edhe pemët. Brenda ambienteve kur dikur ndodhej Garda ka fiiluar të marrë një jetë një pallat, ndërsa pemët rreth e rrotull janë prerë. 

Brenda ambienteve të ish-Gardës përveç pallatit që po ndërtohet kanë filluar të priten edhe pemët 
Edhe pse Parku i Liqenit Artificial konsiderohet si mushkëria e kryeqytetit, askush nuk po shqetësohet për shkatërrimin e zonës duke e zhveshur nga pemët.

Ende nuk është e qartë nëse është Bashkia që ka vepruar apo pemët janë prerë për punimet që po kryhen në rrugë nga kompania Be-is Shpk.

Edhe pse Kryebashkiaku i Tiranës shpesh shfaqet duke mbjellë nga një pemë për show mediatik, në këtë zonë tashmë kanë fiiluar të priten pemët duke shkatërruar një sipërfaqe të konsiderueshme për ti lënë vendin gradaçelave siç është ky ndërtim brenda ambienteve të ish-Gardës.

Godina, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet, do të jetë me funksion hotel me zyra dhe shërbime 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

Objekti i është dhënë shoqërisë së Ferro Beton and Construction Co shpk me përfaqësues Enea Mitrushi.

Bashkia show me gjelbërimin/ Priten pemët te Liqeni, sipërfaqja
Pemët e prera të Parku i Liqenit pranë Gardës së Republikës

EMISIONET