Bashkia harron Astirin/ Banorët të revoltuar, presin prej vitesh investimet e munguara

Përtej qendrës, lagjet në kryeqytet vuajnë mungesën e investimeve. "Astiri" është një nga zonat që banorët thonë se ndihen të diskriminuar dhe se përfaqësuesit e pushtetit i shohin vetëm për fushatë.

Përtej qendrës së qytetit, në zonat e tjera të Tiranës rrugët ose janë të pashtruara, ose të dëmtuara pak kohë pas prerjes së shiritit.

Kështu ka ndodhur edhe me këtë aks në zonën e Astirit, i asfaltuar vetëm 2 vite më parë, sot gjendja e saj është e degraduar.

"Ka nja dy vjet që është shturar në fushatë. Po shikoje gropa-gropa," thotë një banor.

Me përfaqësues të bashkisë shihen vetëm për fushtë, por pasi kanë hedhur votën, fatkeqësisht problemi i tyre nuk zgjidhet.

"Ka kohë që është shtruar. Në 2008-2009, për votime e për të marrë ndonjë gjë, por asgjë nuk bëhet" thotë një banore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për fushata kanë ardhur, por asgjë nuk bëhet në këtë zonë," thanë banorët.

Tani në periudhën e shirave,  qytetarët e kanë të vështirë të lëvizin.

"Këtu ne duhet të veshim çizme deri në gju," tha një banore.

As për fëmijët nuk ka ambiente të përshatshme.

"Banorët janë të irrituar, por askush nuk vë dorë këtu.

Kemi 24 vjet në këtë zonë, por e njëjta gjëndje. Shikojeni vetë ku do të kalojë karroca, fëmijët. Ato s'bëhet fjalë të luajnë. Unë kam një mbesë, asnjëherë nuk e nxjerr dot këtu," thonë ata.

 Vështirë është edhe për ata që kanë biznese.

"Kemi 10 vjet që kemi blerë biznesin dhe shtëpinë këtu por rrugët janë për ibret të Zotit. As makina nuk futet dot, as funizime, asnjë gjë. Vijnë vetëm për votat e nuk duken më," tha një banore.

Zgjedhjet po afrojnë dhe banorët në zonën e Astirit kanë një mesazh për kandidatët.

"Erdhën vjet na siguruan se do ti bëjnë të gjitha dhe nuk bënë asgjë. Këtë vit nuk kanë vota, ta heqin nga mendja," tha një tjetër.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET