"Bashkia e Vlorës rrezikonte të dënohej 24-50 mln euro", Dritan Leli tregon momentin më të keq të karrierës

Mbajta e një detyrë apo posti të caktuar ka momente të suksesshme por edhe dështime.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë për Ora Verore në Rtv Ora me gazetarin Ronaldo Shark, momentin më të vështirë në karrierën e tij e cilëson përballjen në Arbitrazhin ndërkombëtar në Paris për çështjen e parkingjeve të qytetit.

Leli thotë se ia dolën me sukses të shpëtonin nga dëmshpërblimi i majmë që do të rëndonte për vite me radhë mbi qytetarët vlonjatë e po ashtu të ofrojë parkim falas për qytetarët e tij.

Leli: Nëse do ta quaj një moment të vështirë në administrimin e bashkisë së Vlorës ka qenë menaxhimi me sukses i ofrimit të vendeve të parkimit falas në të gjithë qytetin.U gjeta përballë një kontrate të vështirë me një partneritet të vështirë e cila shkoi në Arbitrazhin ndërkombëtar në Paris ku bashkia e Vlorës rrezikoi të dënohej nga 24-50 mln që duhej të dëmshpërblente biznesin i cili pati problematika në bashkëpunimin me institucionet e bashkisë së Vlorës dhe ja dolëm me sukses.

Një administratë e vogël lokale e cila kishte vetëm shpirtin dhe kurajon e fortë për tu përballur në institucionet ndërkombëtare me kontrata të vështira dhe është një nga shembujt pozitivë në gjithë Shqipërinë.Që të fitojë një bashki në Arbirtrazhin ndërkombëtar në Paris nuk është aq kollaj por ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer me gjithë stafin, gjithë grupin, motivimin tim personal që të bëjmë maksimumin në mënyrë që mos tu lëmë një barrë qytetarëve të Vorës për vitet që vijnë. Sot kemi një qytet që nuk rëndohet më nga një kontratë e vjetër dhe një partneritet që nuk kemi pse ta paragjykojmë sot por ofrojmë parkim falas.

E ndërsa i pyetur nëse ka pasur ndonjë moment dorëzimi gjatë punës së tij si Kryebashkiak, ai shprehet:

Leli: Përgjithësisht jam natyrë shumë e fortë dhe doktorët përgjithësisht janë kështu sepse në karrierën e tyre janë njerëz që jetojnë midis vendimarrjeve të mëdha që kanë të bëjnë me jetën e njeriut.Kjo të bën gjithmonë që të jesh i kalitur, i fortë, për të bërë më të mirën dhe për të ecur përpara. Ditë pas dite jam duke bërë maksimumin tim në mënyrë që të përmbush misionin dhe kontratën me qytetarët e Vlorës.

EMISIONET