Bashkia e Dibrës kursen kripën, bulevardi kryesor me disa centimetra akull

Temperaturat e acarta që kanë mbizotëruar në vedin tonë ditët e fundit kanë bërë që në Peshkopi të krijohen shtresa të mëdha akulli. Teksa banorët flasin për një situatë të rrezikshme, Bashkia nuk e ka marrë mundimin të ndërhyjë.

Bulevardi kryesor i Peshkopisë është mbuluar i gjithi nga akulli.

Temperaturat e acarta që erdhën pas dëborës, bënë që të krijohen shtresa akulli prej disa centimetrash.

Prej të paktën 4 ditësh Bashkia nuk është kujtuar që të hedhë as kripë në bulevard.

Qytetarët thonë se është krijuar një situatë e rrezikshme.

"Kemi shumë vështirësi".

"Unë që jam invalid kam shumë vështirësi, nuk duheshin vënë pllaka në Dibër, ngricë e madhe."

Ata akuzojnë bashkinë e Peshkopisë, ndërsa flasin për neglizhencë totale të institucioneve.

"Duhet të hedhin kripë, kjo gjendje është prej katër ditësh."

"Nuk punon mirë Bashkia, duhet hedhë kripë. Jemi të vjetër, dy herë desh jam rrëzuar."

Edhe në fshatrat e Dibrës, situata është e njëjtë, teksa shumë prej tyre u bllokuan nga dëbora, të tjerë janë duke u përballur me ngrica të mëdha.

Bashkia e Dibrës kursen kripën, bulevardi kryesor me disa centimetra

EMISIONET