“Bashkëqeverisja”, Rama nuk tërhiqet nga ligji, ironia për Metën: E ktheu zotëria që është ende në presidencë

“Bashkëqeverisja” e kryeministrit Edi Rama nuk e ka kaluar dot filtrin e zyrës juridike të Presidentit.

E megjithatë Kryeministri Rama është i vendosur për ta kaluar në Kuvend me votat e mazhorancës.

Në një takim me qytetarët në Elbasan, Rama tha se ligji është i rëndësishëm pasi ofron një sërë shërbimesh për qytetarët.

 “Ligji i ri përveç sanksioneve administrative përcakton dhe sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur qytetarit. Nuk ka pse qytetari të plotësoj dosje, është me ligj. Qytetari aplikon pa dalë nga shtëpia fare për licencë, të gjithë dokumente e shtetit ka për detyrë ti mbledh zyra që ka për detyrë të japë licencë.  Nëse qytetari nuk do të zvarritet, të mbajë radhë, e ka vetë në dorë. 95% e shërbimeve bëhen online. Dhe nëse ty nuk të vjen përgjigja në kohë sipas ligjit, ti ke në dorë që të vësh alarmin. E ke sot me ligj. Sa të vij ligji në Kuvend përsëri, i kthyer nga zotëria që është ende në presidencë, ti e ke me ligj që të kërkosh të drejtën tënde.”- u shpreh Rama.

Rama tha se me këtë lifgj qytetari ka mundësi që të kërkoj hesap për shërbimin që i ofrohet. 

“Ky ligj është i rëndësishëm. Në këtë faze të parë është e domosdoshme që ne t’ju japim qytetarëve, në dorën mundësinë që të kërkoj hesap për shërbimin. Një nga shërbimet më problematike është shërbimi me pronën. Sot çdo kush mund të bëjë aplikimin për titullin e pronësisë pa shkuar fare te kadastra. Është plotësisht e mundur që në momentin që bën aplikimin nga shtëpia, dhe ke afatin e marrjes së përgjegjësi dhe nuk të vjen përgjigja, në atë moment kanë në dorë një ligj për mekanizëm që e vë në lëvizje administratën, duke përdorur platformën e bashkëqeverisjes.”- tha Rama.

EMISIONET