Bashkëpunim me Berishën si kryetar opozite? Rama: Keqardhje dhe humori të zi ajo që po ndodh në PD

Ndërsa pritet thirrja e Kuvendit  të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie.

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të bashkëpunojë më të nëse ai rikthehet në krye të selisë blu dha këtë koment.

Rama: Nuk kam asnjë koment lidhur me çfarë ndodh në fushën e PD-së por di t'ju them se nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e gjithë këtij vendi që të shkruanin një pjesë me shumë seri për sesi PD mund të katandiste në një objekt keqardhje por edhe humori të zi është ajo që po ndodh sot në PD.

Të njëjtës pyetje i ka dhënë përgjgije edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili është shprehur se BE do të vazhdojë bashkëpunimin me PD pavarësisht se kush është në krye të saj.

EMISIONET