Bashkëjetuesja e 58-vjeçarit dëgjon të sht*nat dhe në lot njofton policinë: 'E vr*në mo...

Renato Hoxhaj, personi që mbeti i vrarë në Vlorë është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gkoks.

Viktima ishte duke shkuar në shtëpi, pasi kishte lënë punën si rroje pranë një firme private.

Policia, ka ngritur dyshime duke hetuar në dy pista, në motivin e një situate sentimantale dhe motivin e situatës së bashkëjetesës.

Renato Hoxhaj, ishte i divorcuar dhe baba i dy femijeve.

Ndërsa prej disa kohësh bashkëjetonte me një grua të komunitetit Rom në Vlorë.

Gjatë marjes në pyetje bashkëjetuesja ka treguar në Polici, kishte dëgjuar vetëm 3 krisma dhe ka dalë jashtë për të parë se ccfarë kishte ndodhur.

Ako ka rrëfyer se nuk ka arritur të shikojë autorin dhe nuk ishte në gjëndje të jepte asnjë shpjegim rreth motivit të ngjarjes së rëndë apo identitetit të autorit.

Vendi ku ndodhi krimi ka prezencë të kamerave, dhe policia e Vlorës po punon për identifikimin e  autorit.

Viktima nuk ishte person me precedent penal.

EMISIONET