"Bashkëjetesa gabimi më i madh" Të bëhesh prind pa u martuar? Qytetarët: Celebrimi një copë letre...

Nuk eshët aspak çudi të shohësh çifte të pamartuar me fëmijë, apo një prind që rrit vetëm  fëmijën. Por sa i pranueshëm është ky realitet për Shqipërinë?  Çfarë mendojnë qytetarët për bashkëjetesën?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin"Ditë e Re" në RTV Ora. Edhe pse dita ditës duam të dukemi perëndimorë, për brezin e mesëm të shqiptarëve bashkëjetesa nuk është  veprim i saktë. Sipas tyre nëse një çift bën fëmijë, duhet të celebrohen, martohen me patjetër.

Megjithatë ka dhe qytetarë që e konsiderojnë celebrimin të parëndësishëm, duke thënë se nuk është celebrimi ai që mban bashkuar familjen, por dashuria dhe besnikëria.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Nuk është jetë po nuk pate një familje të rregullt."

"Gabim, ai që bëhet prind të bëhet  prind tamam. Të bëjë celebrimin. Si ka ngel pa dashje? Ta bëjë celebrimin."

"Bashkëjetesa gabimi më i madh për mendimin tim, nuk ka sens."

"Është thjesht një letër, nuk ka rëndësi fare, por është thjesht e bukur, sepse jeton një eksperiencë."

"Celebrimi është i bukur, por nuk mendoj se e mban familjen bashkë."

"Jam pesë muajshe  dhe do bëj celebrimet këtë muaj, por pas celebrimit do kufizohem nga disa aktivitete. "

EMISIONET