Basha zëvendëson Bushatin me Alibeaj: Me drejtimin e ri politik, PD në Shkodër do të jetë bastion i fuqishëm

Basha zëvendëson Bushatin me Alibeaj: Me drejtimin e ri politik, PD

Nënkryetari i PD, njëherësh kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, do të zëvendësojë Helidon Bushatin si drejtues politik i qarkut të Shkodrës.

Lajmin për këtë zëvendësim e ka dhënë PD pas dorëheqjes  e Bushatit.

"Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj".

Duke falenderuar Helidon Bushatin për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

EMISIONET