“Basha nuk e kupton se ku e ka futur PD”, Bozdo: Kuvendi i 18 dhjetorit provokim i rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2021, 23:05
Ish-sekretari organizativ i PD, Eno Bozdo, Kuvendin Kombëtar që do të zhvillohet më 18 dhjetor e ka cilësuar të panevojshëm.
I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora, ai u shpreh se Kuvendi i dytë është një provokim i rëndë dhe i panevojshëm, ndërsa shton se kryedemorkati Lulzim Basha nuk e kupton se ku e ka futur PD.
Eno Bozdo: Më mirë do ishte mos të kishte një Kuvend të dytë më datë 18. E kam cilësuar si provokim shumë të rëndë dhe të panevojshëm. Basha nuk e kupton se ku e ka futur PD.