Basha mesazh falënderimi për Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës

Basha mesazh falënderimi për Merkel: Shqipëria, Kosova dhe

Pas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, është ndarë të enjten me një ceremoni të madhe ushtarake.

Ndërkohë Kryedemokrati Lulzim Basha në një postim që ka falënderuar Angela Merkel, duke i thënë se  Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.

Postimi i Bashës:

Falemnderit Angela Merkel! ????????????????

Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues.

Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.

Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme

EMISIONET