“Të mban peng Edi Rama me ‘Toyota Yaris”/ Basha i përgjigjet Berishës: Keqardhje sa poshtë ka rënë!
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha se Rama e mban peng me çështjen e “Toyota Yaris”.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shpreh keqardhje se sa poshtë ka rënë Berisha ndërsa shton se snjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
Lulzim Basha: Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.
Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.