"Basha imitoi Ramën dhe blindoi selinë", Baçi thirrje anëtarëve: Mos kini frikë t'i bashkoheni protestës

Luan Baçi është shprehur para gazetarëve se nga Fieri është nisur një  numër i konsiderueshëm i anëtarëve drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Ai u shpreh se do të ketë pjesëmarrje të madhe para selisë dhe i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë pa pasur frikë.

Baçi: Ftoj anëtarët të shkojnë drejt Tiranës po asnjë problem, pa u frikësuar për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët.  Protesta do të jetë masive dhe festive ku do të mblidhemi për të zbatuar vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, një vendim që e ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetar.

Shpresoj që Basha sot të reflektojë dhe i kemi bërë ftesë të bashkohen me ne  dhe të vazhdojmë punën me komisionin e rithemelimit."

Baçi tha se Komisioni i Rithemelimit do të fillojë punë ditën e sotme. Ai i ka bërë thirrje Bashës që të largohet nga zyra.

Baçi: Komisioni i rithemelimit do te fillojë punë sot ndërsa demokratët do ta shoqërojnë. Basha është vetëm deputet i PD dhe ai sot ose duhet të bashkohet me ne ose të iki nga Zyra.  Nëse nuk del nga zyra le të rrijë bashkë me ne.  Nuk ka shans të na ndalojë njëri se s'ka kush të na ndalojë. Kush do të na ndalojë për të filluar punë, për të shkuar te puna jonë, te shtëpia jonë pasi jemi të zotët e shtëpisë.

Baçi tha se Basha ka imituar Ramën për sa i përlet brlindimit të selisë blu. Sipas tij, Rama ka 8 vite që e blindon kryeministrinë sa herë që ka protesta.

Baçi: Më vjen keq që veprimi që ka bërë Rama të cilën e bën prej 8 vitesh sa herë ka protesta blindimin e dyerve dhe dritareve, te njëjtën gjë bëri dhe Basha imitoi dhe po mbyll dyert e PD dhe kjo është për të ardhur keq.

"Basha imitoi Ramën dhe blindoi selinë", Baçi thirrje

EMISIONET