"Basha fajtor për zhbërjen e PD-së", Bozdo: Demokratët të zhgënjyer prandaj do shkojnë në Kuvendin e Berishës

Ish-sekretari organizativ i PD, Eno Bozdo bën fajtor Lulzim Bashën për gjendjen ku ndodhet sot partia. I ftuar në studion e "Drejt" në RTV Ora ai u shpreh se Basha është fajtor për zhbërjen e plotë të PD-së dhe për këtë arsye njerëzit po shkojnë në "Foltoren" e zotit Berisha.

Bozdo: Ajo që njerëzit sot shohin është përplasja e Bashës dhe Berishës, ka tifozllik në mes dhe demokratë që lëvizin sa andej këtej. Situata ka ardhur këtu sepse Lulzim Basha ka shkatërruar dy institucione të cilat funksiononin ashtu si funksiononin brenda PD-së por kanë qenë ekzistente.

Pra marrja e mendimit ët institucioneve sipas statutit dhe meritokracia. Nuk kanë qenë të përkryera, pro ato që e njohin mirë PD do thonë që nuk kemi qenë kurrë në këto nivele. Lulzim Basha është fajtor për zhbërjen totale që i bëri partisë. Kjo është arsyeja që njerëzit po shkojnë në Foltoren e zotit Berisha. Demokratët janë ët dëshpëruar për gjendjen ku është PD.

EMISIONET